Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se nga data 8 gusht, TeleDoc Albania Sh.p.k. ka nisur bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës për ofrimin e shërbimeve TeleDoc me 10% ulje për të gjithë studentët e pajisur me kartën e studentit.

Si një shërbim i domosdoshëm, video-konsulenca mjekësore që ofron TeleDoc nuk mund të mungonte në përfshirjen e lehtësirave të kartës së studentit.

Nga kjo ditë, çdo student i interesuar, do mund t’i blejë kartat TeleDoc me 10% ulje, për të përfituar shërbim mjekësor të plotë 24 orë në ditë, 365 ditë të vitit.

Aplikacioni jonë i disponueshëm në Android edhe iOS ju mundëson lidhje të menjëherëshme me mjekët specialistë. Nuk ka rëndësi se ku ndodheni apo nëse lëvizini nga njëri qytet në tjetrin, mjafton që telefoni juaj të ketë akses në internet dhe mjekët tanë janë në dispozicion. Edhe për ju studentë që për arsye të ndryshme nuk keni internet në celurarin tuaj, mund të telefononi në numrat zyrtarë +355696000898 / +355 69 6000 896.

 

Për më shumë informacione jeni të mirëpritur në faqen tonë në internet www.teledoc.al