Përgatiti: Dr. Blerina Hoxha

Konjuktiviti është sëmundje që shoqërohet me skuqje sysh, djegie, kruarje, lotim të shtuar, sekrecione, ndjesinë e trupit të huaj në sy, ndjeshmëri të shtuar ndaj dritës, ënjtje të kapakëve të syve. Në përgjithësi është sëmundje që kalon shpejt pa lënë pasoja, por ka edhe raste kur ecuria e saj është më agresive dhe kërkon trajtim kompleks. Janë disa shkaqe që çojnë në irritimin e syrit.

  • Alergjik. Ndodh në rastet kur pacienti ka alergji ndaj poleneve, pluhurave të shtëpisë, mykut, kafshëve, etj. Në këtë rast trajtimi do të ishte largimi i shkaktarit, n.q.s. është e mundur, dhe përdorimi i anti-alergjikeve. Konjuktiviti alergjik nuk është ngjitës.
  • Viral. Shkaktarë janë viruset të cilat janë shumë ngjitës dhe shpërndarja e infeksionit mund të ndodhë si nga njeri person te tjetri por edhe nga njeri sy në tjetrin. Nuk ka trajtim specifik pasi antibiotiket nuk luftojnë dot viruset, por mund të përdoren lot artificialë dhe kompresa të ftohta.
  • Bakterial. Ashtu si ai viral edhe konjuktiviti bakterial është shumë ngjitës. Në këtë rast kërkohet mjekim me antibiotike me pika në sy ose pomade.
  • Kimik. Kontakti i drejtpërdrejtë në sy me substanca irrituese kërkon shpëlarje të menjëhershme me solucion fiziologjik. Në varësi të lëndës kimike ndonjëherë dëmtimet mund të jenë shumë të rënda dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm nga mjeku. Gjithsesi, shpëlarja paraprake që në shtëpi është shumë e rëndësishme.

Masa që duhen marrë nga pacientet:

  1. 1
    Mos prek sytë me duar;
  2. 2
    Laj duart shpesh;
  3. 3
    Përdor peshqir të veçantë;
  4. 4
    Mos përdor produkte kozmetike ne sy;
  5. 5
    Tek pacientet që përdorin lente kontakti, mund të rekomandohet heqja e tyre për sa kohë sëmundja është aktive.

Duke uruar që ky shkrim t'ju ketë ndihmuar sadopak, nëse keni ende pyetje specifike, atëherë ju ftojmë të konsultoheni me mjektët tanë specialistë.

Ata janë në shërbimin tuaj 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit si pjesë e shërbimit tonë me konsulta mjeksore nëpërmjet telefonit dhe video-telefonatave, për ju dhe familjen tuaj.

TeleDoc është shërbimi lider për telemjeksinë në Shqipëri, që me një pagesë të përballueshme vjetore ju vjen në ndihmë kudo dhe kurdo nëpërmjet telefonit dhe video-telefonatave.

Si mund ta përfitoni: