Përgatiti: Dr. Brunilda Cora

Pishinat janë vendet më të frekuentuara gjatë stinës së verës, por fatkeqësisht mund të shndërrohen në burim infeksioni. Edhe pse uji përmban klor, ekzistojnë disa mikroorganizma të cilat janë rezistente ndaj klorit. Ndër infeksionet më të shpeshta që mund të marrim gjatë larjes në pishina janë: infeksionet e veshit, infeksionet e syrit, infeksionet e lëkurës dhe infeksionet urinare.

Infeksionet e veshit

Infeksionet më të shpeshta janë infeksionet akute të veshit të mesëm të cilat shkaktohen nga baktere të ndryshme që mund të bëhen patogjene në ambjentet e pishinave. Pushuesve u rekomandohet që pasi të dalin nga pishina të përdorin pika antiseptike në vesh.

Infeksionet e syrit

Një nga infeksionet më të shpeshta të syrit është konjuktiviti. Si masë parandaluese në pishina mund të përdorni ‘’lotë artificiale’’. Një nga këshillat shumë e nevojshme për notuesit është që mos ti hapin sytë kur notojnë në brendësi të pishinës.

Infeksionet e lëkurës

Infeksioni më i shpeshtë i lëkurës që mund të merret nëpër pishina është infeksioni kërpudhor i këmbëve. Për ta parandaluar këtë duhet që shputat tuaja të jenë sa më të thata dhe të përdorni sandale sa më të rehatshme gjatë stinës së verës. Infeksion tjetër i lëkurës janë edhe ekzema, dermatitis i kontaktit që ndodh më shpesh te personat me histori alergjie të mëparshme. Për të evituar këto infeksione ju duhet të lani gjithmonë trupin para dhe pasi të dilni nga pishina. Mundohuni që në momentin që hyni në pishinë të mos lyheni me kremin përkatës të diellit sepse e para mund të shkaktojë reaksion alergjik dhe e dyta ul shkallën e klorifikimit të pishinës.

Infeksionet urinare

Infeksioni më i shpeshtë në pishina është infeksioni i rrugëve të poshtme urinare (cistiti) që shoqërohet me djegie të urinës, urinimi në sasi të vogël, ndjenja e moszbrazjes së vezikës urinare. Ky infeksion është më i shprehur te fëmijët. Masat që mund të marrim në këto raste është të dërgojmë shpesh fëmijët në banjo duke kontrolluar pelenat e tyre, ndërrimi i pelenave në zonën e tualetit sa më larg pishinës, larja e duarve para dhe pas ndërrimit të pelenave. E rëndësishme është që të mos rrini me kostume të lagura të larjes si dhe me peshqirë të lagur pasi janë përcjellësit kryesore të baktereve dhe viruseve. Nuk mund të lëmë pa përmendur që tualetet publike dhe dhomat e zhveshjeve shërbejnë gjithashtu si burim infeksioni.

Duke uruar që ky shkrim t'ju ketë ndihmuar sadopak, nëse keni ende pyetje specifike, atëherë ju ftojmë të konsultoheni me mjektët tanë specialistë.

Ata janë në shërbimin tuaj 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit si pjesë e shërbimit tonë me konsulta mjeksore nëpërmjet telefonit dhe video-telefonatave, për ju dhe familjen tuaj.

TeleDoc është shërbimi lider për telemjeksinë në Shqipëri, që me një pagesë të përballueshme vjetore ju vjen në ndihmë kudo dhe kurdo nëpërmjet telefonit dhe video-telefonatave.

Si mund ta përfitoni: