Sëmundja është infeksion viral që prek sytë, sidomos me fillimin e virozave të stinës.

Është një nga patologjitë më ngjitëse nga patologjitë  e syrit dhe transmetohet nëpërmjet kontaktit me persona të tjerë.

Gripi i syrit paraqet shenja si irritim të syve, djegie, lotim të vazhdueshëm.

Simptomat kryesore janë diskomfort, një ndenjë sikur ka diçka në sy (si rërë,  si një send nën kapak brenda në sy), skuqje e theksuar e syrit, sekrecione në formën e sklepave sidomos në mëngjes, nuk arrin dot të hapë sytë në mëngjes. Në ditët në vijim mund të ketë një gjendër afër veshit që fryhet dhe mund të jetë e dhimbshme.

Tek fëmijët temperatura rritet në 38-39˚C. Ndërsa virusi ka një periudhë inkubacioni 14 ditë. Kjo epidemi zgjat 2-3 javë, por në raste të veçanta ka zgjatur edhe 6 javë, kjo varet edhe nga grup mosha.

Masat paraprake janë kushtet higjienike, si larja e shpeshtë e duarve, kujdes mbi përdorimin e sendeve personale, peshqiri të jetë personal...pra higjiena ka shumë rëndësi.

Personi i infektuar duhet të evitojë pishinën dhe larjet në det; sepse nëpërmjet ujit mund të t’ia transmetojë të tjerëve.

Kujdes disa forma të rënduara mund të komplikohen me me ulje te përhershme të shikimit. Këshillohet ndjekje te okulisti.

Duke uruar që ky shkrim t'ju ketë ndihmuar sadopak, nëse keni ende pyetje specifike, atëherë ju ftojmë të konsultoheni me mjektët tanë specialistë.

Ata janë në shërbimin tuaj 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit si pjesë e shërbimit tonë me konsulta mjeksore nëpërmjet telefonit dhe video-telefonatave, për ju dhe familjen tuaj.

TeleDoc është shërbimi lider për telemjeksinë në Shqipëri, që me një pagesë të përballueshme vjetore ju vjen në ndihmë kudo dhe kurdo nëpërmjet telefonit dhe video-telefonatave.

Si mund ta përfitoni: