PYETJE TË SHPESHTA

  • Cilat probleme shëndetësore mund te zgjidhë Teledoc ?

    Dhimbje abdominale/Krampe , Probleme të zorrëve/digjestive,Grip Infeksionet respiratore Abcese, Celulit , Gazra ,Sinuzit,Refluks acid , Ftohje , Guta , Dëmtimet e lëkurës,Alergji Konstipacion ,Migrene Dhimbje fyti,Pickime nga kafshët/insektet,Kollë ,Herpes Tërheqjet/Përdredhjet,Artrit ,Krup , Dhimbje kycesh/Gëlltitja,Tonsilite,Astma,Diarre Laringit,Infeksione streptokoksike,Dhimbje koke, Marrje mendsh, Skuqje e syve,ITU/Problemet urinare,Probleme me tensionin,Infeksion i syve/Irritim , Helmimet Problemet vaginale/menstruale,Bronkit,Temperature,Rash,Infeksione/myqe.

  • Kush janë mjekët e TeleDoc?

    Mjekët e TeleDoc janë mjekë të licensuar me eksperiencë në mjekësinë e brendshme, shërbimin në familje, ose pediatrinë. Ata kanë mesatarisht 15 vite eksperiencë praktike dhe si mjekë të licensuar e përfshijnë TeleDoc në punën e tyre të përditshme si mënyrë për t’iu ofruar pacientëve akses të rehatshëm për një përkujdesje mjekësore cilësore.

  • A e zëvendëson TeleDoc mjekun tim?

    Jo. TeleDoc nuk e zëvendëson mjekun tuaj parësor. TeleDoc duhet të përdoret kur keni nevojë për përkujdesje të menjëhershme për situate jo-urgjente mjekësore. TeleDoc ju ofron një alternative të leverdishme e të rehatshme, krahasuar me vizitat në klinikë apo te mjeku i përgjithshëm.

  • Çfarë ndihme mjekësore ofron TeleDoc?

    TeleDoc ofron përkujdesje mjekësore të përgjithshme për të rriturit dhe konsultim pediatrik.

  • Çfarë mënyrash konsultimi janë të disponueshme?

    Ju mund të komunikoni me një TeleDoc nëpërmjet telefonit apo telefonatës me video duke përdorur aplikacionin TeleDoc, si dhe nëpërmjet faqes zyrtare www.teledoc.al

  • Si mund ta aktivizoj anëtarësinë time me TeleDoc?

    Konfirmimi i anëtarësisë tuaj me TeleDoc është një proces i lehtë që kryhet online. Vizitoni faqen zyrtare të TeleDoc ose instaloni aplikacionin TeleDoc nga ku mund të shtypni butonin “Regjistrohuni”. Më pas, ndiqni udhëzimet që ju jepen. Nëse do keni nevojë për ndihmë gjatë regjistrimit, mund t’i telefononi në çdo kohë numrit tonë: +355 69 600 0898

  • A mund të lidhem direkte me një mjek?

    Kur jeni të regjistruar me TeleDoc, atëherë ju do mund të lidheni automatikisht brenda pak minutash me një mjek.

  • A ka ndonjë kufizim kohor kur flas me një mjek?

    Konsultimet nuk kanë asnjë kufizim kohor.

  • A mund të marrë recetë ilaçesh nga mjeku i TeleDoc?

    Jo, mjekët e TeleDoc nuk mund të lëshojnë receta ilaçesh. Nëse keni nevojë për ilaçe, ju lutem vizitoni klinikën tonë TeleDoc në Tiranë.

  • A duhet të paguaj për konsultimin?

    Jo, konsultimi është i përfshirë në anëtarësinë tuaj vjetore.

  • A duhet të kem sigurim publik apo privat për t’u konsultuar me një mjek TeleDoc?

    Jo, nuk është e nevojshme të jeni të siguruar për të përfituar nga konsultimi telemjekësor me TeleDoc.

  • A mund t’i marrë informacionet e kartelës time konsultative nga TeleDoc?

    Po. Ju mund t’i merrni të dhënat e (kartelës) tuaj mjekësore në çdo moment. Ju mund t’i telefononi TeleDoc dhe të kërkoni që kartela juaj mjekësore t’ju dërgohet me email ose me postë.