Vitamina B12 është një lëndë ushqyese thelbësore që i duhet trupit tonë për të prodhuar qelizat e kuqe të gjakut dhe për një sistem nervor të shëndetshëm.

Nuk prodhohet në trupin tonë, kështu që duhet ta marrim nga burime të jashtme, nëpërmjet ushqyerjes.

Ushqime të pasura me vitaminën B12 janë:

  • mishi;
  • peshku;
  • shpendët;
  • vezët ose
  • bulmeti.

Deficitet

Deficitet e vitaminës B12 janë të shpeshta veçanërisht te të moshuarit, vegjetarianët, veganët, apo ata persona që kanë kryer operacione për humbje të peshës (duke ndikuar në përthithjen e kësaj vitamine); sikurse dhe ata që marrin antiacidë shumë shpesh.

Më poshtë po ju përmendim disa nga shenjat kryesore të mungesës së Vitaminës B12 si ushqyes thelbësor për organizmin tonë.

Kështu do të përmendim:

  • lodhje dhe zbehje;
  • dobësi të përgjithshme;
  • të kruajtura të gjuhës dhe skuqje;
  • ndjesi të pickimeve në ekstremitete (si shpim gjilpërash),
  • ulje e perceptimit të dhimbjes;
  • nervozizëm;
  • dhimbje koke;
  • vështirësi në përqendrim dhe humbje të kujtesës;
  • probleme me gjumin dhe çrregullime emotive deri në depresion.

Sqarim: Nëse mendoni që keni ndonjë nga shenjat e mungesës së vitaminës, atëherë ju mund të këshilloheni me mjekët e TeleDoc në çdo kohë, si dhe kryeni analizat në klinikën tonë.

Duke uruar që ky shkrim t'ju ketë ndihmuar sadopak, nëse keni ende pyetje specifike, atëherë ju ftojmë të konsultoheni me mjektët tanë specialistë.

Ata janë në shërbimin tuaj 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit si pjesë e shërbimit tonë me konsulta mjeksore nëpërmjet telefonit dhe video-telefonatave, për ju dhe familjen tuaj.

TeleDoc është shërbimi lider për telemjeksinë në Shqipëri, që me një pagesë të përballueshme vjetore ju vjen në ndihmë kudo dhe kurdo nëpërmjet telefonit dhe video-telefonatave.

Si mund ta përfitoni: