Përgatiti: Elvis Plaku – foto nga Getty

Sipas një shkrimi në revistën e mirënjohur botërore “Forbes”, pritet që viti 2020 të njohë një rritje edhe më të madhe të ‘mjekësisë dixhitale’ jo vetëm në Amerikë por në të gjithë botën.

Ndër faktorët kryesorë që do ndikojnë më shumë për rritjen e mjekësisë dixhitale gjatë vitit 2020 dhe në vazhdim përmenden:

  • rritja e ndërveprimit të mjekësisë me pacientët;
  • ulja e kostove të shërbimit mjekësor;
  • fuqizimi i pacientëve me informacionin dhe shërbimin mjekësor;

Këto dhe faktorë të tjerë kanë bërë që edhe investimet dhe resurset e investuara në këtë sektor, të rriten në mënyrë progresive nga viti në vit.

Sipas shkrimit, gjatë vitit 2019 përmenden investimet që janë bërë për ‘shëndetin dixhital’ ku janë hapur shumë ‘startup’-e por dhe kompani të mëdha kanë investuar për të thelluar më tej ritmin dhe zhvillimet e teknologjive dixhitale në shërbim të përmirësimit të shërbimit dhe mjekësisë në përgjithësi.

Në këtë kontekst, edhe TeleDoc Global, si një grup kompanish fokusuar në ofrimin e shërbimeve të mjekësisë dixhitale, ka filluar operimin në Shqipëri me TeleDoc Albania, si dhe gjithë rajonin, duke ofruar një mori zgjidhjesh dhe lehtësirash mjekësore, me përfitime të drejtpërdrejta për klientët e saj.

Ndër avantazhet kryesore të shërbimeve të TeleDoc Albania mund të përmendim:

  • reduktimi i kostove të vizitës mjekësore;
  • lehtësimin i aksesit te mjekët e kualifikuar;
  • përmirësimi i cilësisë së jetës, falë këshillimit të kualifikuar;
  • lehtësimi i barrës së përkujdesjes për moshat e treta;
  • këshillimi pediatrik për fëmijë e vegjël;
  • reduktimi i kohës së harxhuar për marrjen e këshillimit mjekësor 24/7 për të gjithë klientët;
  • etj.

Ndërkohë, viti 2020 pritet të ketë zhvillime të mëtejshme për sa i përket gamës së shërbimeve dhe shtrirjes në tregun shqiptar dhe Europian.

TeleDoc Albania sh.p.k. është pjesë e grupit TeleDoc Global. Kjo kompani u lançua publikisht në 7 qershor 2019, dhe nga ajo kohë TeleDoc tashmë është e pranishme në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e së shpejti në Hungari, Rumani, Kroaci, Austri e me plane për t’u zgjeruar edhe më tej.

Burim: Forbes