Përgatiti: Dr. Ardida Ibraj  -  (foto nga Genesis Media)

Sqarim: Ky shkrim ka vetëm synim informues dhe edukues. Nisur edhe nga disa lajme në media, dëshirojmë të informojmë e sigurojmë lexuesin se situata në vend është nën kontroll dhe nuk ka arsye për panik.

Meningokoksemia shkaktohet nga bakteri “neisseria meningitidis”. Është i njëjti bakter që shkakton meningjitin. Kur bakteri qarkullon në gjak dhe nuk ka prekur cipat e trurit quhet meningokoksemi.

Cilat janë shenjat dalluese?

Shenjat e para të kësaj sëmundje janë të ngjashme me ato të gripit: ethe dhe dhimbje koke.

Në vazhdim si simptoma më të hershme mund të shfaqen:

  • nausea (të përziera);
  • irritabilitet (si gjendje);
  • gjendje ankthi;
  • rrash kutan i cili shfaqet në pika të vogla të kuqe dhe
  • më pas njolla hemorragjike në lëkurë.

Meningokoksemia mund të çojë pacientin deri në gjendje shoku.

Sëmundja diagnostikohet me një analizë ‘gjak-komplet’ me formulë dhe ‘hemokulturë’ për të përcaktuar nëse bakteri është i pranishëm.

Mjeku mund të kërkojë edhe kulturë të ‘lëngut truno-shpinor’.

Trajtimi i kësaj sëmundje duhet të jetë i menjëhershëm në spital dhe mundësisht në dhomë të izoluar për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Mjekimi duhet të bëhet me antibiotikë intravenozë dhe perfuzione. Në rast vështirësie në frymëmarrje rekomandohet ‘oksigjenoterapia’.

Mjeku duhet ti këshillojë mjekim profilaktik me antibiotikë personave që kanë patur kontakt të afërt me të sëmurin, pavarësisht se mund të mos paraqesin simptoma të dukshme.

Për arsye të komplikacioneve madhore që paraqet, ‘meningokoksemia’ është një sëmundje që konsiderohet urgjencë mjekësore dhe si e tillë duhet trajtuar.

Çfarë duhet të bëni nëse hasni ndonjë nga shenjat?

Në momentin e parë që shfaqet temperaturë shumë e lartë shoqëruar me dhimbje të forta koke të padominueshme nga ilaçet (paracetamol apo ibuprofen) pacienti duhet të kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur me mjekun.

Shënim: Mjekët e TeleDoc Albania janë gjithnjë në dispozicion për t’ju ndihmuar të identifikoni më qartë simptomat e ndryshme të sëmundjeve apo shqetësimeve që mund të keni. Këshillimi me ta mund të bëhet në çdo moment, që nga shqetësimet e para, të kura që mund t’ju jepet nga një mjek tjetër deri te ndjekja e vazhdueshme e situatës tuaj mjekësore deri në mjekimin e plotë. Ata mund t’ju këshillojnë edhe se si të parandaloni sëmundjet e ndryshme sezonale por jo vetëm.

Duke uruar që ky shkrim t'ju ketë ndihmuar sadopak, nëse keni ende pyetje specifike, atëherë ju ftojmë të konsultoheni me mjektët tanë specialistë.

Ata janë në shërbimin tuaj 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit si pjesë e shërbimit tonë me konsulta mjeksore nëpërmjet telefonit dhe video-telefonatave, për ju dhe familjen tuaj.

TeleDoc është shërbimi lider për telemjeksinë në Shqipëri, që me një pagesë të përballueshme vjetore ju vjen në ndihmë kudo dhe kurdo nëpërmjet telefonit dhe video-telefonatave.

Si mund ta përfitoni: